Vlorë, plan masash për ndalimin e shfrytëzimit të të miturve

61

TIRANË, 9 gusht/ATSH/- Një sërë masash do të merren nga institucionet vendore në qarkun e Vlorës, për ndalimin e shfrytëzimit të të miturve.

Kjo u bë e ditur sot gjatë takimit që prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, zhvilloi me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Bashkinë Vlorë, Qendrën “Vatra”, Shërbimin Social Shtetëror dhe Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve bashkia Vlorë.

Në fjalën e tij prefekti Mamaj, u shpreh se “është e domosdoshme të bëhet ndërhyrje emergjente në ndalimin e shfrytëzimit të të miturve, prej prindërve apo tutorëve për të lypur, me qëllim përfitimin e vlerave monetare në shërbim të të rriturve që i menaxhojnë”.

Sipas tij, bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të jetë i menjëhershëm dhe konkret, pasi kjo situatë është e patolerueshme.

/k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.