USAID, mbështetje cilësisë së shërbimeve të ujitjes në Fier

66

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ USAID vijon mbështetjen për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ujitjes dhe kullimit në Fier.

Drejtori për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në USAID, Kevin McLaughlin ishte sot në Fier ku përsëriti mbështetjen për sektorin e ujitje-kullimit. Ai vlerësoi bashkëpunimin, ndihmën, seriozitetin dhe gatishmërinë e treguar nga Bashkia Fier dhe stafi i saj gjatë hartimit të këtij plani veprimi.

Falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të USAID-it dhe konkretisht programit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore ka shprehur edhe Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë Fier, Florjan Muçaj.

Pas një pune disa mujore për grumbullimin e treguesve faktik, ato të planifikuara dhe problematikat e hasura është bërë e mundur strukturimi i gjendjes ekzistuese të shërbimit dhe infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit.

Mbi bazën e kësaj panorame të qartë është ndërtuar dhe plani i veprimit, mbi të cilën pritet të reflektohet në vazhdim puna e Ndërmarrjes së Ujitjes dhe Kullimit, Bashkia Fier.

Gjatë takimit u prezantua qëllimi; përmbajtja e vlerësimit; aspektet institucionale dhe ligjore; aspektet teknike dhe të operimit; shërbimi ndaj fermerëve; burimet njerëzore në sektorin e bujqësisë dhe të ujitje – kullimit; aspektet ekonomiko – fiananciare; rregullatorja, si dhe sfidat e Bashkisë dhe Ndërmarrjes UK në lidhje me shërbimet e ujitje-kullimit./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.