“Tirana Smart City” deri në 2026

TIRANË, 9 gusht/ATSH/-Janë 112 projekte të ndarë sipas pesë fushave prioritare si: zhvillimi ekonomik, zhvillimi rural, zhvillimi social, jeta në qytet dhe transporti, të cilat bashkia e Tiranës i planifikoi t’i zbatonte që nga 2016.

Kështu, vizioni i ri i Bashkisë  ]lidhet me transformimin e Tiranës nga një qytet që përsiatet çdo ditë për të ofruar shërbimet bazike tek qytetarët e saj, në një qytet që është miqësor dhe lehtësisht i aksesueshëm për qytetarët apo turistët.

Për sa i përket zhvillimit të jetës në qytet, Bashkia e Tiranës ka zhvilluar projekte për korsi të dedikuar biçikletash, në disa prej akseve kryesore të qytetit.

Një tjetër projekt ka të bëjë me korsi të dedikuar për autobusët përgjatë bulevardit ku kalon lumi i Lanës. Gjithashtu, bashkia ka vendosur semaforëve LED në të gjitha kryqëzimet.

Por, nuk mungojnë dhe projekte madhore siç janë terminali perëndimor, parkingjet nëntokësore, mbikalimet, tram dhe tren në Tiranë dhe projekti për pusetat plastike dhe makineri për pastrimin e kanaleve të ujërave të zeza, disa prej të cilave bashkia i ka realizuar ndërsa janë në pritje projektet e tjera per t’u zhvilluar.

Një tjetër pikë e rëndësishme e bashkisë së Tiranës lidhet me ekonominë, pra me zhvillimin e zonës teknologjike dhe ekonomike, promovimin e produkteve “Made in Tirana” etj. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.