TEKNOLOGJI – ”Samsung” prezanton Galaxy Note 9 në Nju Jork

180

NJU JORK, 9 gusht /ATSH-AFP/- Prodhuesi i pajisjeve elektronike koreano-jugori ”Samsung” prezantoi sot në Nju Jork modelin e fundit të smarfonëve, Galaxy Note 9, megjithëse po përballet me ngadalësim të shitjeve.

Gjithnjë në krye të shitjeve të smartfonëve në botë, Samsung regjistroi një rënie me 22% të të ardhurave në tremujorin e dytë.

Një dështim që lidhet me shitjet zhgënjyese të modelit të tij Galaxy S9, i prezantuar në muajin mars. Rritja e konkurrencës nga prodhuesit e pajisjeve kineze, të udhëhequra nga ”Huawei” shpjegon gjithashtu këtë ngadalësim.

Modeli Galaxy Note 9 që u prezantua sot dhe do të hidhet në treg më 24 gusht me një seri përmirësimesh dhe risish./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.