RUSI – Moska shqyrton përgjigjet ndaj sanksioneve të reja amerikane

MOSKË 9 gusht /ATSH-ANSA/ – Rusia thotë se po shqyrton mënyrën se si t’i përgjigjet sanksioneve të reja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Rusia do të impenjohet të përpunojë masa hakmarrjese për lëvizjet e reja jo miqësore nga Uashingtoni”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.

“SHBA po zgjedh me dashje rrugën e përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, tha Zakharova për agjencinë e lajmeve TASS.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të incidentit të helmimit të Salisburgut por Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza.    /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.