Roskovec, investime në infrastrukturë për rritjen e sigurisë rrugore

58

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ Ndërtimi i rrethrrotullimit në kryqëzimin e rrugës së Kurjanit, është investimi më i fundit i Bashkisë Roskovec që pritet të shtojë ndjeshëm sigurinë në rrugë.

Duke informuar mbi këtë projekt infrastrukturor, Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi shprehet se “ka nisur puna për ndërtimin e rrethrrotullimit në kryqëzimin e rrugës së Kurjanit, duke sjell dhe kompletimin e plotë të gjithë unazës në pjesën lindore të qytetit”.

Ky objekt, sipas saj, do të shtojë edhe sigurinë në rrugë pasi përbënte burim aksidentesh.

Investimet kryesore në bashkinë e Roskovecit për vitin 2018, sipas kryetares së bashkisë Roskovec, kanë shkuar në rikonstruksionin e rrugëve.

E konsideruar si prioritet për komunitetin, infrastruktura rrugore tashmë garanton standarde dhe nxit lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, duke afruar zonat bujqësore me tregun.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.