Rita Ora i bashkohet agjencisë së modelingut të Kate Moss

129

TIRANË,9 gusht /ATSH/ – Rita Ora ka zbuluar se tashmë ajo përfaqësohet nga Kate Moss Agency për çdo sipërrmarrje modelingu që do të ketë më vonë në karrierrën e saj.

Me një foto të postuar në Instagramin e saj Rita Ora këtë të mërkurë duke pozuar krah Kate Moss, ka njoftuar se i ka dhënë përgjegjësinë e plotë për të gjitha punët e saj të modelimit agjencisë së modelingut të supermodeles,shkruan Daily Mail.

Veshur me një fustan me vija bukuroshja bjonde kishte mbështetur kokën te Kate ndërsa buzëqeshte. Këngëtarja e Hot Right Now shkroi: skuardra e ëndrrave,jam e emocionuar të njoftoj se tashmë jam pjesë e agjensisë @katemossagency.

Këngëtarja e hitit Anywhere do ti bashkohet me Kate Moss listës së talenteve të agjencisë ashtu si edhe Gwendoline Christie aktorja e mirënjohur e Game of Thrones.

Më herët këtë vit Rita foli për Grazia rreth miqësisë së saj më Kate Moss ku tha: “garderoba më e mrekullueshme ku kam qenë ndonjëherë është ajo e mikes sime të dashur Kate Moss. Ajo do të më urrejë , kështu që nuk do të hyj në detaje por do t’ju them këtë që pikërisht në një dhomë të vetme gjendet e gjithë historia e modës. Ishte gjëja më e mrekullueshme që kam parë ndonjëherë në jetë,ndërsa ajo është njeriu më i mrekullueshëm në botë.”/a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.