Policia Kufitare: Kujdes, mos prisni polica sigurimi të parregullta

TIRANË,9 gusht/ATSH- I. Vata/ – Policia Kufitare u vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve që udhëtojnë drejt vendit tonë dhe ju bënë apel të mos bien preh e mashtrimit për të mos prerë polica sigurimi të parregullta .

Policia Kufitare këshillon dhe ndërgjegjëson udhëtarët që mos të presin polica sigurimi për automjete nga persona të paautorizuar dhe të pa liçensuar, pasi bënë të ditue se një grup personash mashtrojnë udhëtarët duke falsifikuar letrat me vlerë, polica sigurimi.

Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës nisur nga rastet e shumta të konstatuara ditët e fundit nga ana e Kontrollorëve gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjeteve me targa të huaja që hyjnë në Portin e Durrësit, këshillon të gjithë udhëtarët që të kenë kujdes.

“Nuk duhet të presin polica sigurimi për automjete gjatë kohës që udhëtojnë në traget, nga persona fizikë, të pa autorizuar dhe të pa liçensuar duke ofruar shërbimin në dorë dhe jo pranë një zyre agjensie ligjore për këtë shërbim”, aqaron Policia.

Nga data 01.07.2018 – 08.08.2018, në kuadër të rritjes së masave të kontrollit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare Durrës është bërë e mundur bllokimi i një sasie të konsiderueshme polica sigurimi të parregullta, 30 raste janë proceduar.

“Tregoni kujdes dhe mos u mashtroni.Për çdo shqetësim jeni të lutur të telefononi në numrin pa pagesë 112 pasi Policia e Shtetit është 24 / 24 në 7 ditë të javës në shërbimin tuaj”, apelon policia duke ftuar qytetarët të bashkëpunojnë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.