Parashikimi i motit, 9 gusht 2018

217

TIRANE, 9 gusht/ATSH/- Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në pjesën e parë të ditës me zhvillim vranësirash në relievet-kodrinore malore deri të dendura në orët e mesditës deri në ato të pasdites vonë.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, në vend do të qarkullojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Reshje me intensitet të ulët në disa pjesë të vendit ndërsa në relievet kodrinore-malore edhe në formën e stuhisë afatshkurtër. Vija bregdetare nuk do të preket nga reshjet e shiut. Era me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-10 m/sek në bregdet. Deti i forcës 2-3 me lartësi vale 0.8-1.3 metër.

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 23/37 diell re
Kukës 20/34 diell re shi
Lezhë 24/36 diell re
Dibër 19/32 diell re shi/stuhi
Durrës 23/36 diell re
Tiranë 23/36 diell re shi
Elbasan 22/36 diell re shi/stuhi
Berat 21/36 diell re shi/stuhi
Vlorë 23/34 diell re
Korcë 18/31 diell re shi/stuhi
Gjirokastër 19/36 diell re shi/stuhi
Sarandë 21/34 diell re

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.