Parandalimi i aksidenteve, Policia Rrugore shton kontrollet në Tiranë

83

Parandalimi i aksidenteve, Policia Rrugore shton kontrollet në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës, organizoi disa pika kontrolli lëvizëse në të gjithë territorin e kryeqytetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.Agjentë verifikues me veshje civile vëzhguan dhe regjistruan në orë të ndryshme gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës, disa nga rrugët me rrezik të shtuar për aksidente rrugore, duke monitoruar sjelljen e drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve në rrugë, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 9 Gusht 2018

TIRANË, 9 gusht/ATSH-A. Fortuzi/- Policia Rrugore e Tiranës, organizoi disa pika kontrolli lëvizëse në të gjithë territorin e kryeqytetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Agjentë verifikues me veshje civile vëzhguan dhe regjistruan në orë të ndryshme gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës, disa nga rrugët me rrezik të shtuar për aksidente rrugore, duke monitoruar sjelljen e drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve në rrugë, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.

Nga kontrollet e ushtruara u konstatuan dhe u ndëshkuan: 95 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

78 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

35 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

8 drejtues mjetesh u është pezulluar leja e drejtimit për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

15 drejtues mjetesh për gara me shpejtësi kryesisht në zonën e unazës së madhe.

120 mjete të ndaluara administrativisht pasi rezultonin debitor si dhe u vendosën 790 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu përgjatë 24 orëve të fundit në funksion të këtyre kontrolleve janë arrestuar në kushtet e flagrancës 14 drejtues mjetesh, nga të cilët :

• 3 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave qarkullimit rrugor.

• 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

• 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.

• 1 drejtues mjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.