Mallakastër, kapet i kërkuari për vrasje dënuar me 13 vite burg

TIRANË,9 gusht/ATSH- I. Vata/ – Policia e Shtetit ka bërë të mundur të arrestojë  një shtetas të shpallur në kërkim për vrasje  me dashje, mbetur në tentativë dhe i dënuar me 13 vite burg.

Policia e shtetit bënë të ditur sot se Kapet i kërkuari për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” i dënuar me 13 vite burgim.

Po ashtu, policia shpjegon detajet e operacionit të mirëorganizuar nga komisariati i policisë së Mallakastrës.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës të mirëorganizuar të efektivëve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:F.K, 36 vjeç, banues në Fier”, deklaron Policia e Shtetit .

Arrestimi i shtetasit F. K u bë pasi Gjykata e Kyparisssis Greqi me Vendimin datë 07.06.2017 e ka dënuar me 13 vjet burg për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 76,22 i Kodit Penal.

Shtetasi F.K, ka tentuar të vrasë një shtetas grek për motive të dobëta. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.