MADRID – Spanjë pret një tjetër anije OJQ-je me migrantë

79

MADRID, 9 gusht /ATSH-AFP/ – Rreth dy muaj pas pritjes së ”Aquarius”, Spanja hapi sërish sot një nga portet e saj për një anije të OJQ-së e ngarkuar me migrantë të shpëtuar në brigjet e Libisë, por në mënyrë shumë më të fshehtë.

”Open Arms” marrë me qera nga OJQ-ja spanjolle ”Proactiva” u ankorua rreth orës 09 :20 në portin San Roque, në gjirin e Algesiras në ekstremin jugor të Spanjës. Rreth 87 migrantë të shpëtuar më 2 gusht në Mesdheun Qendror u zbarkuan në port.

Rreth 75 të rritur dhe 12 minorenë janë thuajse të gjithë me origjinë nga Sudani dhe Sudani Jugor, me përjashtim të një shtetasi egjiptian dhe një siriani.

Përpara se të shpëtoheshin në det ata ndodheshin prej dy ditësh në brigjet e Libisë, të dehidratuar nga temperaturat ekstreme dhe nuk mund të mbijetonin me shumë mundësi edhe një ditë më shumë, u shpreh për median koordinatori i operatorëve të OJQ-së, Gérard Canals./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.