Këmbimi valutor, leku forcon pozitat përballë euros

253

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor, leku ka forcuar sot pozitat në këmbim me euron.

Ndërsa monedha e gjelbër amerikane ka fituar pikë të mërkurën, në tregun e brendshëm valutor.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u këmbye me 108.29 lekë ose 0.04 lekë më shumë se një ditë më parë.

Ndërsa euro ka humbur 0.02 lekë, duke u këmbyer në kuotën e 125.55 lekëve.


/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.