INDONEZI – Arrin në 319 bilanci i të vdekurve për shkak të tërmetit

XHAKARTA, 9 gusht /ATSH-AFP/ – Bilanci i tërmetit të fuqishëm që goditi dje ishullin “Lombok”, në jug të Indonezisë është gati dyfishuar duke arritur 319 të vdekur, njoftoi sot ministri i Sigurisë.

“Informacionet e fundit flasin për 319 të vdekur”, deklaroi gjatë një konference për shtyp ministri, Wiranto.

Bilanci provizor i mëparshëm ishte 164 të vdekur.

“Që kur ra të dielën tërmeti me magnitudë 6,9 ballë Righter, epiqendra e të cilit ndodhej në veri të ishullit vullkanik, me e fuqishmja nga 355 dridhjet u ndje sot”, njoftoi zëdhënës i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave, Sutopo Purwo Nugroho. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.