“Hotel Transylvania 3”, aventura më e pëlqyera e kësaj vere

104

TIRANË,9 gusht /ATSH/ – Keni nevojë për një histori të re humori me përbindësha dhe njerëz? “Hotel Transylvania 3” ka nisur prej disa ditësh projeksionet të rrjetin e kinemave Imperial, për të freskuar ditët e nxehta të verës me një aventurë të re.

Edhe në hotelin e monstrave kanë nisur pushimet verore. Në “Hotel Transylvania-Summer Vacantion” Mavis surprizon Drakulën me një udhëtim familjar në një kroçiere luksoze për përbindësha. Sapo udhëtimi nis, menjëherë në bord lind një romancë e re, kur Drakula takon Erikën, kapitenen misterioze te kroçeres.

Tani është radha e Mavis të luajë rolin e prindit të kujdesshëm, duke mbajtur Erikëen larg babait të saj. Por a do t’ia dalë, pas propozimit për martesë që Drakula i bën Erikës, me t’u kthyer në hotel pas pushimeve?

Me një shifër rekord arkëtimesh që kap vlerën e 338 milionë dollarëve, ‘Hotel Transilvania’ kryeson renditjen e filmave më të pëlqyer për të gjithë familjen këtë verë./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.