GREQI – Papunësia në maj ra nën 20%, për herë të parë që nga 2011

40

ATHINË, 9 gusht /ATSH-AFP/ – Shkalla e papunësisë në Greqi në muajin maj ra nën nivelin 20%, për herë të parë që nga shtatori 2011, duke u pozicionuar në 19,5%, njoftoi sot ministrja e Punësimit, Efi Achtsioglou.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Autoriteti Statistikor grek (Elstat) kjo normë ishte 21,7% për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

”Kjo rënie është padyshim një stad inkurajues dhe optimist’’, deklaroi ministrja për Agjencinë greke të lajmeve ANA (gjysmë-zyrtare), menjëherë pas njoftimit të Elstat.

Ajo theksoi se papunia shënoi rënie me shtatë pikë gjatë tre viteve nën drejtimin e qeverisë së majtë ”Syriza”, duke rikujtuar përpjekjet e kryera për rimëkëmbjen e ekonomisë por gjithashtu për krijimin e vendeve të reja të punës, kryesisht për të rinjtë, dhe luftën kundër punësimit të padeklaruar.

Greqia vijon të ketë shkallën e papunësisë më të lartë në Europë./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.