198 km nga tubacioni i “TAP” në Shqipëri janë salduar

123

198 km nga tubacioni i "TAP" në Shqipëri janë salduar

Trans Adriatic Pipeline (TAP), i cili pritet ti japi një zhvillim ekonomisë shqiptare si dhe tregut të gazit, jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë Europën, po vijon të ndërtohet me ritme të shpejta.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 9 Gusht 2018

TIRANË, 9 gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Trans Adriatic Pipeline (TAP), i cili pritet ti japi një hov ekonomisë shqiptare si dhe tregut të gazit jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë Europën, po vijon të ndërtohet me ritme të shpejta.

Gazsjellësi “TAP”, i cili vjen nga Azerbajxhani, përmes Turqisë, Greqisë në drejtim të vendit tonë, për të vijuar në rrugë detare drejt Italisë është tashmë duke u delineuar në territorin shqiptar.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, i cili thekson se “198 km nga tubacioni i “TAP” në Shqipëri tashmë është salduar dhe 181 km nga tubacioni janë futur nën tokë. Në 134 km të gjurmës së “TAP”, toka është kthyer në gjendjen e mëparshme”, duke treguar disa pamje nga punimet e “TAP” në qafën e Matrës./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.