Gjermani – Shpallet gjendja e jashtëzakonshme nga zjarret

146

Berlin, 9 gusht /ATSH-DPA/ – Autoritetet lokale në qytetin bavarez të Rosenheim kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërkohë që zjarrfikësit po luftojnë me flakët që kanë nisur prej disa orësh në një zonë të afërt pyjore.

Të paktën 135 zjarrfikës, 30 anëtarë të shërbimit të avari-shpëtimit malor si dhe katër helikopterë janë angazhuar për shuarjen e flakëve, u shpreh për agjencinë e lajmeve DPA një punonjës i shërbimeve të shpëtimit, i cili e përshkroi situatën si “jashtëzakonisht të thatë”.

Rrugët e alpinistëve në malin Schvarzenberg u evakuan, ndërkohë që retë e tymit janë të dukshme në një largësi prej disa kilometrash.

/u.sh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.