Gatishmëri kundër zjarrit në pyje

80

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ – Pyjet janë pjesë integrale e zhvillimit rural, mbështetje e qëndrueshme e tokës dhe zbutjeve të ndryshimeve klimatike.

Bashkia Patos ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 771.25 ha pyje, ku vetëm në ekonominë pyjore të fshatit Drenie, në Njësinë Administrative Rruzhdie janë 67.95 ha pyje.

Në këtë drejtim, Bashkia Patos ka identifikuar pyjet, ka hartuar politika dhe projekte për përmirësimin dhe pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura.

Kryetarja e Bashkisë patos, Rajmonda Balilaj inspektoi pyjet e Drenies, masivi më i bukur e i mbrojtur i Qarkut Fier, ku harmonizohen pyjet halorë e fletorë, ku kontrolloi pikat e vrojtimit që ka ngritur Bashkia Patos për gatishmërinë kundër zjarrit.

“Ndërkohë fuqia punëtore vazhdon pa u ndalur hapjen e rrugëve pyjore, duke investuar në zhvillimin e zonave pyjore dhe mbrojtjen e pyjeve, si një kontribut në potencialin për prodhimin e materialit të rinovueshëm për ekonominë e gjelbër”, u shpreh ajo.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.