FUTBOLL- Yerry Mina dhe Andre Gomes transferohen te “Everton”

62

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ – Është zyrtare. Yerry Mina do të luaj për ekipin e “Everton”, pasi klubi anglez ka paguar 30.25 mln euro për blerjen e tij.

Por ky nuk është i vetmi lojtar i cili do të shoqërojë Mina, pasi edhe Ande Gomes do të luaj për “Everton” në formën e huazimit me të drejtë blerje, me vlerën prej 2.2 mln euro.

Sipas “AS” lajmi është publikuar rreth 1 orë para mbylljes së merkatos në Angli.

Mina largohet nga “Barça” pa treguar potencialin e tij, i cili u ble me shumë bujë për të zëvendësuar Mascheranon e larguar drejt Kinës.

Ndërsa portugezi, Andre Gomes do të luaj në formën e huazimit pas 2 sezoneve inspiruese te “Barcelona”, në të cilët ky i fundit nuk tregoi pritshmëritë pas blerjes nga “Valencia”, në verën e vitit 2016 me vlerën e 35 mln eurove.

 

/e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.