FUTBOLL- Sistemi VAR debuton te dielën në Superkupën e Spanjës

85

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ – Takimi i të dielës për Superkupën e Spanjës që do të zhvillohet mes “Barcelonës” dhe “Sevillas”, do të jetë edhe debutimi i sistemit VAR në futbollin spanjoll. Federata Spanjolle e Futbollit konfirmoi lajmin pas aprovimit nga të dyja klubet për përdorimin e sistemit, në ndeshjen që do të zhvillohet ditën e dielë ne “Battouta Stadium”. Carlos del Cerro Grande do të jetë arbitri që do të bëhet pjesë e këtij rasti historik, ndërsa videoasistenti do të jetë Jesus Gil Manzano, i shoqëruar nga asistenti Angel Nevado Gonzalez. Ky është një vendim që është marrë pas aprovimit nga Bordi i Shoqatës së Futbollit./Marca//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.