FUTBOLL- Perez “ngrin” “Interin” për çështjen Modric

112

TIRANË, 9 Gusht/ATSH-A. Fortuzi/- “Real Madrid”, Modriç dhe “Inter”, një trekëndësh që dhe për pak ditë do të mbajë nën tension tifozët e Serisë A, Primera Divizion dhe vetë futbollistin kroat. Kjo pasi, siç raportohet nga mediat italiane, tratativa që do të çonte nënkampionin e botës te “Interi” nuk ka perënduar, por është ende në këmbë dhe pritet takimi mes Florentino Perez dhe vetë lojtarit për të vendosur.

Ishte parashikuar ditën e sotme një takim mes Modriç dhe presidentit të “Real Madrid”, Perez, por ky takim është shtyrë për nesër dhe pritet që kroati të kërkoi largimin nga kryeqyteti spanjoll. Dëshira e tij është të bashkohet me lojtarët kroat te “Inter”, Perisiç dhe Brozoviç. Megjithatë, “Reali” nuk ka ndërmend të heq dorë kaq lehtë, madje do ti ofrojë rritje page deri në 12 milionë euro në sezon. “Interi” nga ana tjetër është i gatshëm ti ofrojë një kontratë 4 vjeçare dhe 10 milionë euro në sezon. Dita e nesërme do të jetë vendimtare. Ndërkohë gjatë ditë së mërkurë, Modriç ka takuar krahun e djathtë të Perez, Jose Angel Sanchez, me të cilin është sqaruar për pozicionin e tij, teksa drejtuesi madrilenë i ka bërë të qartë kroatit dëshirën e “Real Madrid” për të pasur në skuadër ende Modriç dhe për më tepër, faktin se kampionët e Europës janë gati ti rrisin dhe rrogën.

Marrëveshje mes palëve, raporton “La Gazzetta dello Sport” nuk ka pasur dhe takimi i të premtes mes Modriç dhe Perez pritet të jetë pikë kthese për tratativën. Modriç pretendon se ka një marrëveshje me “Real Madrid”, që në rast se kërkon largimin, askush nuk do t’ja ndalte, por Perez ka thënë se çdo skuadër që dëshiron futbollistin do të duhet të paguaj 750 milionë euro, që “Interi” dhe asnjë skuadër tjetër ne Europë nuk do kishte luksin ta bënte. Por, ajo që është edhe me shqetësuese është deklarata e fundit e Presidentit Florentino Perez, që ka ardhur si një dush i ftohtë për “Interin”. Edhe pse nuk ka pranuar asnjë pyetje për emra konkret, mesazhi i Presidentit të “Real Madrid” është i qartë: “Nuk duam të më të shesim lojtarë”.

“Jemi duke punuar fort për të ruajtur identitetin tonë. “Real Madrid” ka qenë historikisht skuadra me lojtarët më të mirë më botë. Jemi sforcuar për të ruajtur këtë identitet tonin. Kemi një skuadër të fortë. Kemi besim te të gjithë elementët që janë sot pjesë e skuadrës dhe besojmë se përmes tyre do arrijmë triumfe të reja. Të gjithë lojtarët janë shprehur të gatshëm për sfidën e radhës. Largimi i Kristiano Ronaldos ishte një risi për historinë e “Real Madridit”, por gjithçka duhet të mbyllet me atë transferim. Ne kemi besim se do bëjmë më të mirët me të gjithë lojtarët që sot kemi në dispozicion”, ka thënë Perez gjatë prezantimit të portierit Kurtua, të transferuar nga “Chelsea”./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.