FUTBOLL- Navas: Qëndroj në Madrid pavarësisht konkurencës

108

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ – Duke treguar për situatat që ai ka kaluar në “Bernabeu”, Keylor Navas insiston se nuk do të largohet nga ekipi pavarësisht ardhjes së portierit belg, Thibaut Courtois që u zyrtarizua ditën e mërkurë.

“Marca” bënë me dije se portieri nga “Costa Rika” i cili erdhi në Madrid për shifrën e 10 mln eurove është i vendosur të qëndrojë pavarësisht konkurencës.

“Sigurisht, do ta them këtë me shumë forcë, kam të njëjtën dëshirë për t’u larguar njësoj si dëshira për të vdekur”, u shpreh Navas për programin “Onda Cero”.

Në total, Navas ka luajtur 141 ndeshje zyrtare me “Real Madridin” dhe ka fituar 3 Liga Kampionësh, 4 Kupa Bote për Klube, 3 Superkupa dhe një herë Superkupën e Spanjës./e.caushi/ 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.