FUTBOLL- Marcelo te “Juventus”?

120

TIRANË, 9 gusht/ATSH-Edison Caushi/ – Marcelo mund të jetë një tjetër lojtar që do të braktis La Ligën për t’u transferuar në Seria A, nëse Cristiano Ronaldo futet në veprim.

Sipas “Tuttosport” Macelo shikohet si njeriu ideal për t’u bashkangjitur portugezit Ronaldo në Torino, ku bëhet me dije se Ronaldo i tregon këtij të fundit rreth ambientit pozitiv që ka në kampin bardhezi.

Kjo sipas “Tuttosport” e ka bërë Marcelon kureshtar për të luajtur ne radhët e “Zonjës së Vjetër”.

Pas zërave për largimin e Alex Sandro, “Juventusit” i duhet një lojtar i të njëjtit kalibër për ta zëvendësuar dhe Marcelo është një nga alternativat.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.