FUTBOLL-“Manchester United”në “sulm” për Diego Godin

206

TIRANË, 9 Gusht/ATSH-A. Fortuzi/- “Djajtë e kuq”  janë hedhur në sulm për të siguruar shërbime e uruguaianit Diego Godin. Mbrojtësi veteran është në qendër të vëmendjes të disa klubeve europiane, mes tyre edhe “Juventus”, që po pret momentin e duhur për të reaguar.

Sipas “Sky Sport”, përfaqësues të “Manchester United” janë nisur mëngjesin e së enjtes drejt “Atletiko Madrid” për të filluar tratativat për të siguruar mbrojtësin, i cili e ka klauzolën e prishjes së kontratës 20 milionë euro. Alternativat e Godin janë Toby Alderueireld, Yerry Mina dhe Harry Maguire. Por koha është e limituar dhe “United” rrezikon të mbetet pa mbrojtësin e kërkuar, pasi dhe vetë Godin nuk është mjaft  entuziast për këtë transferim. “The Sun” bënë të ditur se mbrojtësi uruguaian ka falënderuar “United” për interesin duke refuzuar ofertën prej 150 000 paund në javë. 32 vjeçari kërkon të qëndrojë te “Atletiko Madrid” edhe këtë sezon./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.