FUTBOLL- Kovacic prezantohet te “Chelsea”: Emocion unik

86

TIRANË, 9 Gusht/ATSH-A. Fortuzi/- “Sensacion unik, jam i lumtur që jam këtu”, këto kanë qenë fjalët e para të Mateo Kovaçiç gjatë prezantimit te “Chelsea”.

“Jam i lumtur dhe shumë i emocionuar që jam te “Chelsea”, tha mesfushori kroat, duke folur për faqen zyrtare të klubit londinezë. “Do mundohem të bëjë më të mirën për këtë skuadër. Premier Liga për mua është një sfidë e re, fillimi është gjithnjë i vështirë dhe trajneri së bashku me kolegët e skuadrës do më ndihmojnë. Mezi pres të nis sezoni”, u shpreh Kovacic.

Kovacic transferohet në Londër për tre sezone, duke luajtur 109 ndeshje nga Champions Ligë deri te Primera Divizion. “Jemi të lumtur që kemi në familjen tonë një lojtar si Kovacic”, është shprehur Marina Granovskaia, Drejtore Ekzekutive e skuadrës londineze, krahu i djathtë i Abramoviç.

“Besojmë se stili i tij i lojës adaptohet me lojën e Mauricios (Sarrit) dhe jemi të sigurt që do rezultojë një blerje e goditur për “Chelsean”, tha Granovskaia./e.caushi

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.