FUTBOLL-“Juventus”, 600 forca sigurie për të mbikëqyrur Ronaldon

74

TIRANË, 9 Gusht/ATSH-A. Fortuzi/- Masa siguria të veçanta për “Juventusin” dhe veçanërisht për Cristiano Ronaldon në kuadër të miqësores në “familje” të bardhezinjëve. Ashtu siç është traditë tashmë në “Villar Perosa”, do të zhvillohet ndeshja miqësore mes “Juventus” A dhe “Juventus” B, një ndeshje që karakterizohet nga klima familjare dhe nga një urim i përzemërt i popullit bardhezi për sezonin e ri.

Kryebashkiaku i “Villar Perozës”, Marko Ventre thotë se “prezenca e Cristiano Ronaldos rrit vizibilitetin dhe mund të jetë një frymëmarrje për ekonominë e qytetit”. Vetë kryebashkiaku ka zbritur në terren për të mbikëqyrur përgatitjet, teksa deklaron se niveli i sigurisë do të jetë maksimal.

“Në ndeshjen që do të zhvillohet të dielën pritet të jetë dhe dalja e parë e CR7 me fanellën e “Juventusit”. Ndeshja do të ketë një shikueshmëri ndërkombëtare. Gjithsesi, pavarësisht pranisë së Ronaldos, duhet të themi dhe të pranojmë se kjo është një traditë që shkon përtej një futbollisti, pasi në qendër të gjithçkaje është “Juventusi” dhe historia që klubi bardhezi ka në Torino, Itali dhe në të gjithë botën”, thekson kryebashkiaku Marko Ventre./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.