FUTBOLL- Bakayoko te “Milan”, problem mbetet paga e lojtarit

61

TIRANË, 9 Gusht/ATSH-A. Fortuzi/- Tiemoué Bakayoko është gjithnjë e më pranë “Milanit”. Futbollisti i “Chelsea” është gati të vishet kuqezi. “Milani” dhe klubi lodinez kanë gjetur një marrëveshje mes tyre dhe nënshkrimi i saj duket çështje orësh. Gjatë ditë së mërkurë ka pasur takime pozitive mes agjentit të futbollistit dhe Leonardos në “Casa Milan”. Takimi dëshmoi dhe njëherë vullnetin e palëve që transferimi të realizohet, por ka vetëm një problem, rroga e lojtarit, që “Milan” nuk mund ta përballoj.

Bakayoko do ti kushtojë kuqezinjve 30-35 milionë euro në total, ndërsa këtë sezon  do të transferohet në “Milano” me formulën e huazimit me të drejtë blerje. Lojtari sot përfiton rreth 6.5 milionë euro neto në sezon nga “Chelsea” dhe kjo shifër për momentin është e pa përballueshme për “Milanin”, që duhet të respektojë dhe kufijtë e lejuar nga UEFA në kuadër Fair Play-t financiar. Tashmë, Drejtori Sportiv i “Milanit”, Leonardo po punon me “Chelsean” për të gjetur një rrugëdalje për pagesën e rrogës. Po ashtu kuqezinjtë po mendojnë të nënshkruajnë me mesfushorin një kontratë 5-vjeçare, që do zgjaste deri në vitin 2024, duke I dhënë mundësi futbollistit që vitin  parë të përfitonte më pak, ndërsa në vitet në vijim rroga e tij të jetë mbi atë që përfitonte te “Chelsea”./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.