Europa League-“Kukësi” mposhtet 5-2 nga “Torpedo”

160

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ – Skuadra gjeorgjiane e “Torpedo Kutaisit” ka “shkatërruar” ekipin e “Kukësit” me rezultatin e thellë 5-2.

Skuadra e “Kukësit” e cila është edhe e vetmja skuadër që garon nga ekipet shqiptare në kupat e Europës, ka bërë një paraqitje të dobët përballë gjeorgjianëve, të cilët shënuan 2 gola brenda 15 minutave të para.

Gjeorgjianët shënuan dy herë me Kukianidze, në minutën e 3-të dhe të 15-të të takimit, duke ulur disi moralin e lojtarëve të “Kuksit”.

Pas pësimit të golave, vjen dhe reagimi i “Kukësit” i cili në minutën e 22-të të takimit shënon një  gol mjaft të bukur me anë të Haris Harba, duke ngushtuar rezultatin.

Edhe pse takimi duket sikur u hap pas shënimit të këtij goli, gjeorgjianët u treguan të vendosur për ti dhënë fund kuksianeve që në pjesën e parë të takimi, duke shënuar edhe 2 gola të tjerë.

Në minutën e 28-të takimit Lazar Marin shënoi një gol mjaft të bukur, ndërsa në minutën e 31 Giorgi Kimadze thelloi rezultatin për gjeorgjianët.

Ndërkohë që edhe pjesa e dytë nuk ka sjellë ndonjë ndryshim në lojën e kukësianëve.

Duhej që të vinte minuta e 86, që të shënohej serish në këtë sfidë, ku Tornike Kapanadze çoi shifrat në 5-1. E dy minuta më pas, Sebino Plaku ngushtoi shifrat në 5-2, duke ekzekutuar saktë një 11-metërsh./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.