Dita Muze-Memorial Tepelenë në nderim të viktimave të komunizmit

TIRANË,9 gusht/ATSH- I. Vata/ – Ish-Kampi i internim Tepelenë po shndërrohet në një skenë nderimi për të martirizuarit e diktaturës, pasi është përzgjedhur nga ‎Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, pikërisht me 23 gusht Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare të jetë Dita Muze-Memorial Tepelenë”.

Bashkia e Tepelenës ka vijuar sot punën për pastrimin dhe sistemimin e Kampit të Tepelenës.

Siç konfirmohet për ATSH, Bashkia Tepelen  në bashkëpunim me Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit mbështet këtë aktivitet qe do zhvillohet në Tepelen.

Po ashtu edhe kryetarja e Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula pohon se “sot punimeve ne ish- kampin 6 ne Tepelene i janë bashkuar edhe punonjësit e bashkisë. Një falenderim të madh për kryetarin e Bashkisë Tepelenë Tërmet Peci dhe Aleksander Totin”.

23 gusht, Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare

Parlamenti Europian në vitin 2008 miratoi një Deklaratë mbi shpalljen e 23 gushtit si Dita Evropiane e Kujtimit për Viktimat e Stalinizmit dhe Nazizmit.

Deklarata përsëriti se deportimet masive, vrasjet dhe skllavërimet e kryera në kontekstin e akteve të agresionit nga stalinizmi dhe nazizmi bien në kategorinë e krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Gjatë Presidencës hungareze të BE të vitit 2011, një nismë hungareze – lituaneze – polake rezultoi në marrjen e ministrive të drejtësisë nga BE, duke pranuar një dokument që lidhet me kujtimin e regjimeve totalitare.

Kjo ditë u shpall më 23 gusht. Që nga viti 2011 çdo vit një vend europian organizon një konferencë kushtuar Ditës Europiane të Kujtimit.

Dita europiane e përkujtimit të viktimave të stalinizmit dhe nazizmit, e njohur si Dita e Shiritit të Zi në disa vende, e cila është vërejtur më 23 gusht, është dita ndërkombëtare e përkujtimit për viktimat e ideologjive totalitare, veçanërisht regjimet totalitare komuniste, stalinizmin, nazizmin dhe fashizmin.

Ajo u caktua nga Parlamenti Europian në 2008/2009 si “Dita e Kujtimit për të gjithë Europën për viktimat e të gjitha regjimeve totalitare dhe autoritare, për t’u përkujtuar me dinjitet dhe paanësi.

Rezoluta e Parlamentit Europian për vitin 2009 mbi ndërgjegjen dhe totalitarizmin evropian, bashkëfinancuar nga Partia Popullore Evropiane, Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Europën, Aleanca e Lirë Greko-Europiane dhe Bashkimi për Evropën e Kombeve, bëri thirrje për zbatimin e saj në të gjithë Evropën.

Krijimi i 23 gushtit si një ditë përkujtimore ndërkombëtare për viktimat e totalitarizmit u mbështet gjithashtu nga Deklarata e Vilniusit e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

23 Gushti u zgjodh për të përkuar me datën e nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribbentrop, një pakt pa agresion i vitit 1939 midis BRSS dhe Gjermanisë naziste që përmbante një protokoll që ndau Rumaninë, Poloninë, Lituaninë, Letoninë, Estoninë dhe Finlandën në Sferat gjermane dhe sovjetike të influencës.

Traktati u përshkrua nga presidenti i Parlamentit Europian Jerzy Buzek në vitin 2010 si “marrëveshja e dy formave më të këqija të totalitarizmit në historinë e njerëzimit”.

Dita e përkujtimit filloi në protestat e mbajtura në qytetet perëndimore kundër krimeve sovjetike dhe okupimit në Në vitet 1980, të iniciuara nga refugjatët kanadezë nga vendet e pushtuara nga Bashkimi Sovjetik dhe që kulmuan në Rrugën Baltike, një demonstrim i madh gjatë revolucioneve të vitit 1989 që kontribuan në çlirimin e shteteve baltike.

Kurimi i të shkuarës dhe dëmshpërblimi i të burgosurve politikë në Shqipëri

Qëllimi i Ditës së Kujtimit është të ruajë kujtimin e viktimave të deportimeve masive dhe shfarosjeve, duke promovuar vlerat demokratike me qëllim të përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Evropë.

Krimet e diktaturës në Shqipëri kanë qenë monstruoze: Të ekzekutuar    6.023  persona

Të vdekur në burg 1.065

Të burgosur 34.135    (26.768 burra dhe 7.367 gra)

Të sëmurë mendorë 260

Të internuar deri në vitin 1954 59.517

Të vdekur në internim 9.000

Shqipëria kishte në periudhën e diktaturës 23 burgje dhe 48 kampe internimi. Gjatë sistemit komunist u burgosën dhe u pushkatuan nëpër burgje gjithsej 6535 viktima.

Numri i varreve të humbura që janë groposur tinzash në fshehtësi nga sigurimi i shtetit, është afërsisht 6800 persona (por është edhe më i madh) por tashmë ka nisur puna për gjetjen dhe nderimin e tyre.

Shqipëria burg e izoluar nga bota, ngriti një sistem i tërë burgjesh, si në Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Korçë, Berat, Elbasan, Durrës, Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, Pukë, Mirditë që vitet e fundit janë kujtuar duke vendosur momeriale si ai i kampit të Tepelenës.

Në regjimin diktatorial, shqiptarët bënë: 914.000 vjet burg dhe 256.146 vite internim.

Qeveria shqiptare në afro 5 vite qeverisje ka arritur të kurojë një sërë çështjes si dëmshpërblimi i të burgosurve politikë që janë gjallë me tetë këste, ndërtimin e dy muzeve si Bunk’Art 1 dhe  Bunk’Art 2, si dhe shpalljen muze të burgut të Spaçit dhe hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit.

Po ashtu do të vijojë dhe dëmshpërblimi për trashëgimtarë dhe çuar më tej procesin e kurimit të së shkuarës si një mundësi që regjime të tilla të mos përsëriten më

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka përzgjedhur ish-Kampin e internimit të Tepelenës si shenjë kujtese dhe nderimi viktimave e sisteme totalitare në Shqipëri për të vijuar procesin e kurimit me të shkuarën. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.