Bashkia e Lezhës, më e pastër falë sistemit të menaxhimit të mbetjeve

103

TIRANË, 9 gusht/ATSH/- Bashkia e Lezhës tashmë është më e pastër, në sajë të funksionimit me sukses të sistemit të ri të menaxhimit të mbetjeve.

Ky shërbim i ofruar me korrektësi në çdo njësi administrative, ka krijuar një standard të ri dhe ndër më të mirët në raport më bashkitë e tjera.

Bashkia Lezhë apelon se duhet sensibilizim qytetar për të mirëmbajtur e mbajtur pastër gjithçka na rrethon.

“Sistemi i menaxhimit të mbetjeve, në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Lezhë, po rezulton i suksesshëm dhe çdo ditë duke u përmirësuar. Sensibilizimi dhe angazhimi qytetar na ndihmon që së bashku të jemi akoma më mirë”, bën të ditur bashkia./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.