AUTOMJETE – Lewis Hamilton: Pagani Zonda, një veturë e tmerrshme!

225

LONDËR, 9 gusht /ATSH/ – “Pagani Zonda” bën pjesë në super veturat më të pëlqyera dhe të vlerësuara. Falë stilit të saj ekstravagant dhe motrit të madh V12 që ka një zhurmë mbresëlnëse, disa e konsiderojnë si makinën më sportive në botë, shkruan revista automobilistike “AutoPlus”.

Por, Lewis Hamilton, ai, nuk ka tama këtë mendim. Katër herë kampioni i botës së kampionatit Formula 1, që ka një model “La Ferrari”, një “La Ferrari Aperta” dhe një “Meclaren P1”, nuk e pëlqen sjelljen që ka në rrugë super vetura e tij “Pagani”.

E tmerrshme për t’u pilotuar

“Zonda është e tmerrshme për t’u pilotuar. Ajo ka qëndrimin më të keq në rrugë në raport me veturat e tjera që kam”, deklaron ai.

Në fakt, nuk mund të themi se ai nuk ka kopetencat e duhura për të folur për çështje të pilotimit të një makine.

Por, kjo “Pagani” i ka bërë disa ljora në të kaluarën, kryesisht ku pati një aksident të vogël në rrugët e Monakos. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.