“Armata” e “Smile Albania” ndihmon në pastrimin e lumit Buna

144

TIRANË, 9 gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Të rinjtë e “SmileAlbania” punojnë në krah të Rangers të “ADZM Shkodër” për pastrimin e brigjeve të lumit Buna.

Sipas asaj që shkruan Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, “krahas informacionit dhe buzëqeshjeve për turistët, të rinjtë punojnë edhe për pastrimin e zonave të ndotura dhe ndërgjegjësimin mjedisor për të mbajtur pastër ambientin. Sepse turizmi i qëndrueshëm nuk mund të zhvillohet pa një mbrojtje të qëndrueshme të mjedisit”, thekson Klosi, duke shtuar se “Smile Albania” është një “armatë” e fortë ku mund të mbështeten nëpunës lokalë, biznesi dhe komuniteti!

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.