Teuta prezanton liderin e ri të mbrojtjes, Shkëmbi: Objektiv ritkhimi në Europë

49

TIRANË, 8 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Teuta pas problematikave të sezonit të shkuar, duket se po ndërton një skuadër ambicioze. Blerja më e fundit, ajo e Tefik Osmanit, tregon se Teuta kërkon që të ndërtojnë një skuadër që di të mbrohet mirë.

Pas zyrtarizimit i cili u bë publik disa ditë më para, Teuta ka prezantuar mbrojtësin e shumëkërkuar nga trajneri Bledi Shkëmbi në këtë merkato, Tefik Osmani. Ish lojtari i Skënderbeut ka pozuar me fanellën e klubit të tij të ri. Për Osmanin bëhet fjalë për një rikthim te Djemtë e Detit pas eksperiencës në sezonin 2011-2012. 33-vjeçari nuk ka preferuar të prononcohet për mediat duke mos shpjeguar arsyet që e detyruan të largohej nga Skënderbeu.

Korçari zhvilloi seancën e parë stërvitore nën drejtimin e ish shokut të skuadrës Bledi Shkëmbit.. Megjithatë Teuta nuk është vetëm Osmani dhe grupi i lojtarëve ka punuar intensivisht për të qenë gati në startin e edicionit.

Vetë tekniku Bledi Shkëmbi e ka bërë të qartë se objektivi sezonal është zona e lartë e renditjes, për Shkëmbin, Teuta duhet të rikthehet në Kupat e Europës. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.