TEKNOLOGJI – Samsung njofton 161 miliardë dollarë investime

83

SEUL , 8 gusht /ATSH-DPA/ – Gjigandi teknologjik koreano-jugor “Samsung” po planifikon investime me vlerë rreth 160 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme.

Investimet do të përqëndrohen në teknologjitë në zhvillim si “inteligjenca artificiale (AI), 5G (teknologjitë celulare të gjeneratës së pestë), përbërësit elektronikë të automobilave dhe prodhimet biofarmaceutike”, njoftoi sot kompania.

“Programi i investimeve synon të ringjallë ekonominë kombëtare në Korenë e Jugut”, deklaroi Samsung.

Kompania theksoi se dëshironte të bëhej një forcë kryesore në ndërtimin dhe dinamizimin e ekosistemit të kompanive inovative për ekonominë dixhitale.

‘”Investimet do të realizohen nga pjesë të ndryshme të perandorisë “Samsung”, por kryesisht nga Samsung Electronics’’, shtoi kompania.

Gjithsej 72 % e investimeve janë të destinuara në Korenë e Jugut.

Samsung parashikon gjithashtu të krijojë 40 000 vende të reja pune në tre vitet e ardhshme dhe rreth 700 000 vende pune në sektorët dhe aktivitetet e lidhura, kryesisht në sektorët për prodhimin e çipave. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.