Risia dhe transparenca e bardhebluve, Tirana nxjerr në shitje abonetë për sezonin e ri

TIRANË, 8 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/-Skuadra e Tiranës në prag të sezonit të ri ka surprizuar tifozët e saj, duke sjell një risi, konkretizimin e nismës për abonentë, të lajmëruar prej disa ditësh nga drejtuesit e klubit, por të jetësuar vetëm sot.

Të gjithë tifozët bardheblu do të kenë mundësinë të përfitojnë abonimin sezonal për ta ndjekur skuadrën në “Selman Stërmasi” në të gjitha takimet që do të zhvillohen në shtëpi. Klubi 24 herë kampion ka publikuar edhe çmimet. Në këtë mënyrë një abonim në tribunën VIP do të kushtojë 50 mijë lekë të reja, në tribunat kryesore çmimi është 15 mijë lekë të reja, ndërsa në të gjitha pjesët e mbetura të impiantit, abonimi mund të përfitohet duke paguar 5 mijë lekë të reja.

Kryesia e klubit ka publikuar gjithashtu edhe çmimet e biletave për çdo takim, për të ata që nuk dëshirojnë të pajisen me abonim sezonal. Në tribunat kryesore A dhe B, një biletë do të kushtojë një mijë lekë të reja, ndërsa në çdo sektor tjetër çmimi i përllogaritur është 300 lekë të reja, në sektorin H që është i programuar për tifozerinë mike vlera për t’u paguar do të jetë gjithashtu 300 lekë.

Çmimet e abonimeve vjetore:
Tribuna VIP – 50 000 lekë
Tribuna A, B – 15 000 lekë
Tribuna Tribuna D, E, F, G, C – 5 000 lekë

Çmimet e biletave sezonale
Tribuna A, B – 1000 lekë
Tribuna D, E, F, G, C – 300 lekë
Tribuna H (sektori mik) – 300 lekë

Çmimet e biletave për ndeshjen Tirana–Partizani 
Tribuna A, B – 2000 lekë
Tribuna D, E, F, G, C – 400 lekë
Tribuna H (sektori mik) – 400 lekë /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.