Restaurim i Kishës së Vogël dhe Godinës Helenistike, Butrint

TIRANË, 8 gusht/ATSH/-Monumentet e kulturës me vlerë historike dhe si atraksione shumë të kërkuara turistike, janë në vëmendje e specialistëve këtë sezon veror për t’i rikthyer ato në vende të denja për t’u vizituar.

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka hartuar projektin për restaurimin e rrënojave të Kishës së Vogël dhe Godinës Helenistike, Butrint.

Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve parashikon ndërhyrje konsoliduese dhe konservuese në monumente.

Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore. /a.a/ /a.g

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.