Pastrimi i Tiranës, Veliaj: Të kujdesemi të gjithë për shtëpinë tonë te madhe

TIRANË,8 gusht/ATSH- I. Vata/ – Bashkia e Tiranës vijon punën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e lulishteve në çdo njësi administrative, lagje apo rrugicë të kryeqytetit.

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj shprehet se “në çdo rrugë, lagje a lulishte, gjen kolegët tanë të pa lodhur dhe të përkushtuar për pastrimin e Tiranës”.

Kryetari i bashkisë, Veliaj fton qytetarët që të jenë të kujdesshëm përsa i përket ndotjes së qytetit, duke e konsideruar kryeqytetin, si shtëpia e të gjithëve.

“Le t’u japim edhe ne një dorë, e të kujdesemi të gjithë për shtëpinë tonë të madhe”, shprehet Veliaj./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.