MAQEDONI – Shkupi publikon në shqip marrëveshjen për emrin

SHKUP, 8 gusht /ATSH/ – Qeveria e Maqedonisë publikon edhe në gjuhën shqipe marrëveshjen e arritur me Greqinë në lidhje me çështjen e emrit të arritur më 17 qershor 2018.

Pas shumë negociatash mes palës maqedonase dhe asaj greke, u arrit një marrëveshje që Maqedonia të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ky ndryshim pritet të hidhet në një referendum ku maqedonasit do të shprehin mendimin e tyre.

Në këtë adresë mund të konsultohet marrëveshja e plotë:

http://vlada.mk/?q=node/15356&ln=sq

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.