Lezha me hartë të re turistike

92

TIRANË, 8 gusht/ATSH/- Tashmë çdo vizitor vendas apo turist i huaj që ka interes për t’u njohur me historinë, kulturën apo turizmin religjioz të Lezhës, ka në dispozicion tashmë hartën turistike të këtij qyteti.

Bashkia e Lezhës ka publikuar hartën turistike të Lezhës, ku turistët mund të gjejnë detaje lidhur me pikat e veçanta turistike.

Trashëgimia e pasur historike dhe kulturore e bën këtë bashki një destinacion tërheqës për turizmin kulturor.

E shtrirë në të dy anët e lumit Drin, e rrethuar nga lagunat Kunë e Vain, si dhe nga plazhi i bukur i Shëngjinit, Lezha ofron bukuri natyrore të larmishme dhe mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit jo vetëm brenda territorit të saj, por edhe në një distancë të afërt.

Zona etnografike e Zadrimës, e cila shtrihet në pjesën veriore të bashkisë së re është një pasuri e cila së fundmi po kthehet në atraksion të agro-turizmit dhe të ushqimit të ngadaltë.

Në Lezhë ndodhen 15 objekte monumente kulturore dhe historike, si Kalaja dhe Memoriali i Vendvarrimit të Skënderbeut, Kisha e Shën Gjergjit, Kisha e Zojës Nunciate, Kisha Ortodokse, Katedralja Katolike, Xhamia e Lezhës, Ura e vjetër, Muret fortifikues, Kompleksi skulpturor i Gjergj Fishtës, etj./k.s/ /a.g

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.