JAPONI – Guterres dhe Abe pranojnë mbajtjen e sanksioneve kundër Koresë së Veriut

76

TOKIO, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe ranë dakord se sanksionet e OKB kundër Koresë së Veriut do të mbeten në vend në mënyrë që Pheniani të ndërmarrë hapa konkrete drejt denuklearizimit të tij.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në përfundim të takimit, Guterres deklaroi se OKB-ja mbështet plotësisht negociatat mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut për denuklearizimin e plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm.

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe drejtuesi koreano-verior, Kim Jong kanë rënë dakord për denuklearizimin e  plotë të Gadishullit Korean gjatë samitit të tyre historik në Singapor në qershor, edhe pse marrëveshja u kritikua për mungesë detajesh.

“Ne pranojmë se është e nevojshme që komuniteti ndërkombëtar të mbajë në zbatim sanksionet e bazuara në rezolutën e Këshillit të Sigurimit për të marrë masa konkrete nga Koreja e Veriut”, deklaroi kryeministri japonez, Shinzo Abe.

Shefi i OKB do të marrë pjesë në ceremoninë e së enjtes në Nagasaki për të përkujtuar 73 vjetorin e bombardimeve të SHBA në qytetin japonez jugperëndimor./os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.