FUTBOLL- Dembele: Do qëndroj te “Barcelona”, jam gati për Superkupën e Spanjës

101

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ – Pas zërave të një transferimi të mundshëm te “Arsenal”, Ousmane Dembele ka deklaruar se do të qëndrojë të ekipi i “Barcelonës” dhe është i fokusuar te Superkupa e Spanjës, ku përballë do të ketë ekipin e “Sevillas”.

Sulmuesi 21 vjeçar u është përgjigjur pyetjeve të fansave gjatë një dalje live në rrjetet sociale, duke theksuar se  “do të qëndroj te “Barcelona” dhe jam gati për të luajtur në Superkupën e Spanjës”.

Fituesi i Kupës së Botës vijoj duke etiketuar Lionel Messi-n si lojtarin më të mirë në botë dhe Alexi Vidal si lojtarin më shakaxhi në dhomat e zhveshjes së “Barcelonës”.

Në fund ai pranoi se është një fans i madh i hamburgerëve, por këtij të fundit i ishte vendosur një dietë strikte nga stafi i ekipit të “Barcelonës”./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.