FOTO/Ambiente të reja sportive për të rinjtë në Çermë të Sipërme

92

TIRANË, 8 gusht/ATSH/- Bashkia e Divjakës po vijon punën për rehabilitimin e të gjitha hapësirave dhe pronave të përbashkëta, për t’i vënë ato në funksion dhe në shërbim të komunitetit.

Një ndër investimet e fundit është fusha e sportit në Çermë të Sipërme, e cila deri dje ka shërbyer vetëm për të kullotur rosat dhe patat.

“Sot ajo është rehabilituar tërësisht është bërë nivelimi, rrethimi i perimetrit me rrjete si dhe sistemi i kullimit”, bën të ditur bashkia e Divjakës.

Sipas bashkisë, kjo fushë sporti do të shërbejë për të gjitha aktivitetet e shkollës së këtij komuniteti, por jo vetëm, ajo do t’i shërbejë të rinjve për veprimtari sportive në kohën e lirë.

/k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.