Dua Lipa niset drejt Kosovës,flet shqip: Mezi pres t’iu shoh

126

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ – Dua Lipa është nisur sot drejt Kosovës ku do të japë një koncert madhështor. Në një video në Instagram Dua Lipa ka përshëndetur në gjuhën shqipe.

”Mezi po ju pres me ju pa .Ju dua”, shprehet këngëtarja. Festivali ”Sunny Hill” nis me datë 10 gusht dhe përfundon më 12 gusht.

Në festivalin e organizuar nga babai i këngëtares ,Dukagjin Lipa do të jenë pjesëmarrës edhe këngëtarë të tjerë me famë botërore./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.