ARKEOLOGJI – Zbulohet një vath ari 2 200-vjeçar

62

JERUZALEM, 8 gusht /ATSH-AFP/ – Arkeologët izraelitë kanë zbuluar sot një vath prej ari që datonte që prej 2 200 vitesh dhe përfaqësonte kokën e një kafshe me brirë, e para e këtij lloji zbuluar në Jeruzalem, sipas tyre.

Një unazë e stilit helenistik u zbulua në tetor të vitit 2017, gjatë gërmimeve në qendrën e quajtur “Qyteti i Davidit” dhe u bë objekt i një artikulli shkencor, por gjetja nuk është prezantuar ende për shtypin.

“Ne nuk dimë shumë gjëra për Jeruzalemin e epokës helenistike, në shekullin II-III para Jezu Krishtit”, theksoi profesor Yuval Gadot, nga Universiteti i Tel-Aviv, bashkëdrejtues i gërmimeve.

“Qyteti, konsideruar gjithmonë si shumë konservator, nuk ka lejuar hyrjen e objekteve që vinin nga bota e jashtme”, theksoi ai duke shtuar se gjetja e një vathi të stilit grek është shumë befasuese.

“Kjo hap një debat mbi natyrën e popullsisë së Jeruzalemit të asaj kohe”, shtoi ai.

Nuk dihet nëse vathi është mbajtur nga një burrë apo një femër dhe cilit besim fetar i përkiste”, theksoi autoriteti arkeologjik izraelit në një komunikatë.

“Por, cilësia e bizhuterisë dhe fakti që ajo u zbulua në afërsi të Malit të Tempullit, atje ku ngrihej tempulli hebre i Jeruzalemit, shkatërruar nga romakët, të bën të mendosh se pronari i kësaj bizhuterie i përkiste një klase të privilegjuar”, shtoi autoriteti arkeologjik izraelit./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.