Urë-Vajgurore, fasadat pa jetë kthehen në vepra arti

TIRANË, 7 gusht/ATSH/-Një tjetër “Street Art” i shtohet qytetit të Urës-Vajgurore me autor artistin e njohur ndërkombëtar WD street art.

Projekti i Bashkisë së Urës Vajgurore synon gjallërimin e qytetit përmes ngjyrave, duke kthyer fasadat e lëna pas dore në vepra publike arti.

Kështu, më herët, “Djaloshi i Dimalit” , simbol ky i këtij qyteti u bë imazh  te pallatet e qytezës.

Pas Tiranës, Ura Vajgurore është një tjetër qytet që po i jep ngjyra ndërtesave përmes artit. Kështu, “Djaloshi i Dimalit” është  pikturuar në një prej zonave të frekuentuara të këtij qyteti.

Kryetarja e bashkisë Ura Vajgurore ka premtuar të tjera surpriza të bukura për banorët e zonës. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.