Superliga, Tirana kërkon një sulmues dhe një portier

TIRANË, 7 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/-Miqësoret e para fillimit të sezonit shpërbejnë pikërisht për këtë dhe humbja merr vlera më të mëdha se një fitore, e cila mbulonte artificialisht probleme që skuadrës mund ti shfaqen gjatë sezonit.

Prandaj dhe skuadra e Tiranës, përmes humbjes 3-1 ndaj Prishtinës, në miqësoren e zhvilluar në tiranë fitoi vetëdijen se duhen ende përforcime në merkato. Kjo u pranua edhe nga trajneri Ze Maria, që thekson se gabimet e ndodhura në këtë test do të jenë të ndaluara në kampionat.  “Kam 25 futbollistë. Sigurisht që na nevojitet një portier tjetër dhe një sulmues. Do të flas me presidentin këto ditë. Nëse do të vinte një lojtar i ri do të ishte mirë. Prej sezonit të kaluar kërkova një numër 9, sepse na u dëmtuam katër muaj më parë dhe nuk kthehet të paktën deri në tetor. Ka nisur stërvitje të diferencuar dhe do t’i nevojitet kohë. Për këtë arsye, afrimi i një qendër sulmuesi do të ishte shumë i rëndësishëm për mua. Por, nga kjo nuk varet jeta ime. Nëse sulmuesi i ri nuk do të vijë, do të luaj me lojtarët që kam. Rikthimi i Ilion Likës? Shpresoj të jetë gati për ndeshjen e parë dhe besoj se do t’i bashkohet ekipit. Ka nisur trajtimet për shqetësimet në shpinë dhe kur të kthehet në stërvitje do të jetë gati”, nënvizoi Ze Maria. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.