Ramush Haradinaj mbërrin nesër në Vlorë

229

TIRANË,7 gusht/ATSH- I. Vata/ – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  do të vizitojë ditën e mërkurë bashkinë e Vlorës.

Gjatë vizitës së tij në Vlorë, Kryeministri i Kosovës do të takohet me kryetarin e bashkisë së Vlorës, Dritan Leli si dhe do të vizitojë Monumentin e Pavarësisë në këtë qytet.

Kjo është hera e dytë që kryeministri i Kosovës vjen në Shqipëri në vizitë zyrtare gjatë këtij mandati.

Axhenda e plotë

Gjatë kësaj vizite zyrtare kryeministri Haradianj do të zhvillojë këto aktivitete:Në orën 11:00 – 11:30-Vizitë në Bashkinë e Vlorës, takim me kryebashkiakun, Dr. Dritan Leli; ora 11:30 – 11:40- Vizitë Monumentit të Pavarësisë; ora11:50 – 12:00-Vendosja e kurorave me lule pranë varrit të Ismail Qemalit; ora 12:10 – 12:30- Vizitë në Muzeun Historik; ora : 12:40 – 12:55- Vizitë në Muzeun e Pavarësisë.

e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.