Rahovec, nisin punimet për sinjalizimin e rrugëve

134

PRISHTINË, 7 gusht/ATSH/- Në komunën e Rahovecit, kanë nisur punimet në projektin për sinjalizimin horizontal dhe vertikal të rrugëve, ky projekt do të zbatohet në disa rrugë duke u bazuar edhe në kërkesat e qytetarëve.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, për fillimin e punëve në projektin e sinjalizimit horizontal dhe vertikal të rrugëve theksoi se “kompania e kontraktuar nga komuna, fillimisht është duke bërë piketimin, në disa prej rrugëve kryesore të komunës si në rrugën “Xhelal Hajda-Toni” nga hyrja kryesore të qytetit në drejtim të rrugëve rajonale, Rahovec-Drenoc në drejtim të rrugës rajonale”.

Drejtori Krasniqi shprehet se “në kuadër të projektit, sinjalizimin horizontal dhe vertikal, bazuar në planin që kemi dhe kërkesat e marrë nga qytetarët, do të bëhet edhe vendosja e pengesave në rrugë, tabelat informuese për vendbanimet dhe tabelat për ruajtjen e mjedisit”.

Mbikëqyrja e realizimit të projektit do të bëhet nga Drejtoria për Shërbime Publike, Drejtoria për Punë Inspektuese, Policia e Kosovës  dhe ekspert nga fusha e komunikacionit./Kosovapress/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.