Pushime për fëmijët e qendrave sociale, risia e këtij sezoni

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10156015671611523/

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Fëmijët e qendrave të përkujdesit social po pushojnë pranë detit këtë sezon turistik, një risi kjo që vjen për herë të parë pas shumë vitesh.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama shpërndau pamje të aktiviteteve argëtuese të fëmijëve të shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë, të cilët po pushojnë në Velipojë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë risi të sezonit turistik në të mirë të fëmijëve nën përkujdesje sociale, ju uroj një ditë të bukur”, tha Rama.

Me mbështetjen e qeverisë u rijetësua shtëpia e pushimit në Velipojë. Gjatë periudhës  korrik-gusht fëmijët e qendrave të përkujdesit social kanë mundësinë të pushojnë pranë detit, nën kujdesin maksimal të edukatoreve.

Në Velipojë ndodhen aktualisht fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë, fëmijë të moshës 6-16 vjeç.

“Kjo risi është për herë të parë pas kaq shumë vitesh dhe fëmijët janë shumë të kënaqur që shteti bëri të mundur që ata të pushojnë si gjithë fëmijët e tjerë”, shprehet një prej edukatoreve./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.